"Fajnenshël tajms": Dauning strit 10 përcaktohet për dalje "të fuqishme nga BE-ja"

Londër, 27 shtator 2016 (MIA) - Qeveria dhe Dauning strit 10 përcaktohen për dalje "të fuqishme dhe të ashpër" të Britanisë së Madhe nga BE-ja, pohon gazeta londineze "Fajnenshël tajms", duke iu referuar burimeve të saj të afërta me kabinetin e kryeministres Tereza Mej.

Sipas gazetës, pozicioni i këtillë do të thotë moslëshim dhe moskompromis i Londrës në bisedimet me Brukselin për ndarjen britanike.

Kjo është plotësisht ndryshe nga qëndrimet e proklamuara deri tani publike të Mejit dhe të ministrave të saj për braktisje "të qetë, miqësore dhe të rregullt" të BE-së, në të cilën Britania është anëtare nga viti 1973.

"Fajnenshël tajms" pohon se nuk bëhet fjalë për ndryshim të pozicionit të kryeministres, por për atë se ajo është "fuqimisht e shtypur nga dy ministrat në qeveri" - Dejvid Dejvis të angazhuar për ndarje dhe Liam Foks, ministër i Tregtisë, që të dy euroskeptikë të fuqishëm dhe mbështetës të Bregzitit, të cilët tani komplotojnë "kurs të ashpër" drejt BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail