Burri, i cili vrau tre persona dhe lëndoi njëqind të tjerë në Austri u dënua me burg të përjetshëmVjenë, 30 shtator 2016 (MIA) - Burri i sëmurë psikik, i cili vrau tre persona dhe plagosi mbi njëqind në qytetin Grac të Austrisë, verën e kaluar kur me automjet hyri në turmën e njerëzve, u dënua me burg të përjetshëm dhe është dërguan në ent psikiatrik.
Porotët nga Graci vlerësuan se Alen P. 27 vjeçar shofer i kamionit, mund të mbaj përgjegjësi penale për veprat e veta, duke e hedhur posht mendimine prokurorisë dhe të ekspertëve, të cilët të akuzuarit ia dhanë diagnozën shizofren, e ndjekur me halucionacione paranoike.
Më 20 qershor të vitit 2015 ky baba i dy fëmijëve me automjet shkeli dhjetëra kalimtar, duke vozitur me shpejtësi madhe nëpër qendrën për këmbësor, plotë me njerëz, në qytetin e dytë për nga madhësia në Austri.
Ai doli nga automjeti dhe me thikë sulmoi njerëz të tjerë, me çrast lëndoi dy veta, ku më vonë iu dorëzua policisë.
|