Rusia po e shqyrton mundësinë për kthimin e regjimit të vizave me Turqinë

Soçi, 30 shtator 2016 (MIA) - Rusia po e shqyrton mundësinë për kthim të parakohshëm drejt regjimit të lehtësuar të vizave me Ankaranë, fillimisht për shkak të kërcënimit të madh nga terrorizmi në Turqi, deklaroi sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksej Meshkov, lajmëroi TASS.

"Tani për tani po e shqyrtojmë mundësinë për kthim të parakohshëm drejt regjimit të lehtësuar të vizave", shtoi Meshkov.

Ai theksoi se niveli i bashkëpunimit ndërmjet organeve të sigurisë dhe shërbimeve speciale të të dy vendeve tani për tani nuk mund të cilësohet si pozitiv.

"Për këtë arsye, është e përshtatshme të flitet për thejshtësim të regjimit të vizave në rast të sigurimit të një bashkëpunimi aktiv dhe më efikas të strukturave të sigurisë së Rusisë dhe Turqisë dhe ulje të rreziqeve nga terrorizmi në Turqi", tha Meshkov.

Ai theksoi se siguria e qytetarëve rusë, të cilët qëndrojnë në Turqi ka qenë dhe do të mbetet pioritet për Rusinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail