Orban: Gjeneratat e reja do t'i paguajnë gabimet e politikanëve të sotëm rreth emigrantëve

Budapest, 30 shtator 2016 (MIA) - Gjeneratat e reja duhet të paguajnë për gabimet e politikanëve rreth çështjes migruese, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban në një intervistë për televizionin "TV 2", me rastin e referendumit për kuotat për refugjatë, që do të mbahet në Hungari ditën e diel, transmetoi TASS.

"Nuk mund të lejojmë gabim për çështjen e migrimit, sepse në këtë rast do të ndryshohet jo vetëm Hungaria jonë, por edhe Hungaria e fëmijëve dhe nipërve tanë do të bëhet tërësisht ndryshe. Njerëzit e kuptojnë këtë, ata janë në dijeni se bëhet fjalë për ardhmërinë e vendit", theksoi Orban.

Më 2 tetor në Hungari do të mbahet referendum në të cilin qytetarët do të duhet t'i pranojnë ose hedhin poshtë kuotat për sistemimin e refugjatëve në Bashkimin Evropian, të imponuar nga vetë Unioni. Pyetja thotë: "A duhet t'i lejohet BE-së të batë vendime për zhvendosjen e personave në Hungari, të cilët nuk janë shtetas të Hungarisë, pa harmonizimin e Parlamentit hungarez?"

Në vitin 2015, Komisioni Evropian për vendet anëtare të BE-së vendosi kuota për pranimin e 160.000 refugjatëve, të cilët në mënyrë të paligjshme kanë arritur në Itali dhe Greqi. Por, deri në këtë moment janë sistemuar vetëm një për qind prej tyre, se një pjesë e madhe e vendeve faktikisht nuk e kanë respektuar vendimin e KE-së.

Kundër planit për kuota të obligueshme janë Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail