Në aeroplanin e rrëzuar në Maltë nuk ka pasur funksionarë të BE-së

Bruksel, 25 tetor 2016 (MIA) - Në aeroplanin, i cili në mëngjes u rrëzua në Maltë, nuk ka pasur funksionarë të Bashkimit Evropian, deklaroi zëdhënësi i Shërbimit Evropian për veprimtari të jashtme.

Ai theksoi se aeroplani nuk ka qenë i huazuar për të kryer një mision të BE-së.

Gjithashtu theksoi se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini i ndjek informacionet për fatkeqësinë dhe shpreh ngushëllime për familjet e viktimave.

Një aeroplan i vogël u rrëzua në aeroportin e Maltës pak pas fluturimit.

Paraprakisht, mediat publikuan se bëhet fjalë për nëpunës të agjencisë kufitare të BE-së, por FRONTEKS në Tuiter përgënjeshtroi.

"Aeroplani i cili u rrëzua në Maltë nuk është i FRONTEKS-it", shkroi në Tuiter kjo agjenci.

Gazeta "Tajms of Malta" publikoi se aeroplani ushtarak është marrë me qira nga Luksemburgu për nevojat e FRONTEKS-it.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail