BE-ja u bëri thirrje autoriteteve siriane ta vazhdojnë ndërprerjen e zjarrit në Alepo

Bruksel, 26 tetor 2016 (MIA) - BE-ja u bëri thirrje autoriteteve siriane dhe aleatëve të tyre që ta vazhdojnë "pushimin humanitar" në Alepo, theksuan përfaqësuesja e lartë e Unionit për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini dhe komisari evropian për ndihmë humanitare Hristos Stilijanidis.

"U bëjmë thirrje autoriteteve siriane dhe aleatëve të tyre të vazhdojnë me 'pushimin humanitar' në Alepo dhe t'i lejojnë qasje konvojit të përbashkët organizativ, siç është paraparë në planin e tetorit të KB-së për ofrimin e ndihmës", thuhet në deklaratën e përbashkët të Mogerinit dhe Stilijanidis.

Siç lajmëroi TASS, ata ende shtojnë se vendet duhet të tregojnë angazhim të përhershëm me zbatimin e operacionit humanitar për ndihmë të popullit sirian dhe për sigurimin e qasjes të papenguar dhe qasjes deri te terreni për konvojet humanitare.

"Të gjitha palët në konflikt duhet të ndalojnë me të shtënat në pjesët urbane dhe rajonet rreth spitaleve të Alepos. Sulmet e qëllimshme ndaj qytetarëve të pafajshëm, duke i përfshirë edhe punonjësit humanitarë dhe mjekësorë, si dhe objektet civile dhe mjekësore janë shkelje eksplicite e të drejtës ndërkombëtare dhe është e mundur të paraqesin krime lufte. Nuk ekziston zgjidhje ushtarake për luftën qytetare siriane", theksojnë Mogerini dhe Stilijanidis.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail