Belgjika në panik: Aktvendimi gjyqësor do ta vërshojë vendin me emigrantë

Bruksel, 27 tetor 2016 (MIA) - Mbretëria e Belgjikës prej dje është në panikë, të cilën e ka përkrahur edhe sekretari shtetëror për Emigracion Teo Franken, pas vendimit të gjykatës belge se ky vend-anëtar i Bashkimit Evropian duhet t'i japë vizë azilantësh një familjeje nga Siria. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, kjo familje për vizë ka aplikuar në ambasadën belge në një vend tjetër, ndërsa ka për qëllim që pastaj të kërkojë status azilantësh pasi që do të arrijë në këtë vend të Evropës Perëndimore.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sekretari shtetëror Franken paralajmëroi se ky aktvendim "do ta hapë derën për mijëra njerëz" që do ta pasonin këtë rast dhe do të shtronin kërkesë për vizë për azil nga largësia, pas së cilës Mbretëria mund të vërshohet nga emigrantët.

Franken deklaroi se do të parashtrojë ankesë ndaj vendimit të gjykatës se vendi duhet të japë vizë për familjen siriane, që dëshiron të aplikojë për azil në Belgjikë.

Familja katëranëtarëshe kërkon vizë zyrtare që të vijë në Belgjikë, pa u detyruar të udhëtojë nëpër det që të arrijnë në vend. Ata pohojnë se do të aplikojnë për azil sapo të hyjnë në tokën belge, për çka nevojitet vizë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail