Një adoleshent sirian ka kërkuar lokacione për sulm terrorist të SHI-së në Berlin

Berlin, 27 tetor 2016 (MIA) - Prokuroria publike federale gjermane sot publikoi se një emigrant sirian  19-të vjeçar Shaas al M. i cili javën e kaluar ishte arrestuar për pjesëmarrje  në organizatën e huaj terroriste dhe shkeljen e ligjit për kontroll të armëve  nëpër Berlin ka kërkuar lokacione  në të cilat "Shteti Islamik" mund të zbatojë sulme terroriste.

Sipas akuzës kundër tij,  migranti sirian u ngarkua edhe për rekrutimin e të paktën një qytetari gjerman për pjesëmarrje në konfliktin në Siri.

Ashtu siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Berlini, Shaas al M. vetë është paraqitur të jetë ndërmjetësues  për anëtarë të SHI-së të cilët do të kryenin sulme terroriste në Gjermani ndërsa përveç përkrahjes logjistike  ka ofruar direkt të marrë pjesë në sulmet.

Shaas al M. është bërë anëtar i SHI-së në vitin 2013 që nga koha kur ka jetuar në Siri pas së cilës ka kaluar trajnimin ushtarak dhe ka kryer detyra të rojes para se të vjen në Gjermani vitin e kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail