BE e miratoi propozimin me kompromis të Belgjikës për marrëveshjen me Kanadanë

Bruksel, 27 tetor 2016 (MIA) - Ambasadori i vendeve anëtare të BE-së sot e miratuan propozimin me kompromis të Belgjikës për Marrëveshjen ekonomike dhe tregtare gjithëpërfshirëse (CETA) midis BE-së dhe Kanadasë, njofton DPA, duke iu referuar burimeve diplomatike të Brukselit, të cilët kanë kërkuar anonimitet.

Sipas burimeve të njejta, vendeve anëtare të BE-së u është lënë afat deri nesër në mesnatë të prononcohen për propozimin e ri të marrëveshjes dhe dokumentet shoqëruese.

"Shpresojmë se pas përfundimit të të gjitha procedurave, do të mund të themi se BE është e gatshme ta nënshkruaj CETA", deklaroi burimi diplomatik anonim për DPA.

Qeveria federale e Belgjikës dhe përfaqësuesit e autoriteteve rajonale paraprakisht sot arriti kompromis rreth marrëveshjes, pas negociatave treditore të cilat filluan të martën.

Pjesëmarrësit në negociata që mbrëmë kumtuan se është realizuar "progres" dhe shfaqën shpresë se gjatë ditës do të arrihet marrëveshje finale.

Nënshkrimi i marrëveshjes është vënë nën pikëpyetje për shkak të vërejtjeve të rajonit frankofonik belg Valonia, i cili i kundërshtoi dispozitat kyçe të versionit të dakorduar të CETA-s.

Autoritetet e Valonisë kërkuan garanci se CETA nuk do t'i dëmtojë interesat lokale. Ata në veçanti i kundërshtuan dispozitat e marrëveshjes me të cilat mbrohen investitorët ndërkombëtarë, duke i vlerësuar se me të reja, vendet anëtare të BE-së do të detyrohen t'i ndryshojnë ligjet "në kundërshtim me dëshirën e popullit".

Për sot në Bruksel u parapa Samiti BE-Kanada në të cilin duhej të nënshkruhet marrëveshja CETA, por autoritetet kanadeze që mbrëmë kumtuan se kryeministri Xhastin Trudo mbetet në Otavë.

"Kanadaja është e gatshme ta nënshkruaj këtë marrëveshje të rëndësishme kur edhe Evropa të jetë e gatshme për një gjë të tillë", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë kanadeze për tregti ndërkombëtare, Aleks Lorens.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail