Gjermania kërkon monitorim më të fuqishëm për politikën fiskale të BE-së

Berlin, 28 tteor 2016 (MIA) - Ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble propozon që monitorimin e politikës financiare të Bashkimit Evropian ta kryejë "Mekanizmi për Stabilitet Evropian" (ESM), lajmërojnë mediat gjermane, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Duke folur në konferencën në Bratislavë, ministri gjerman deklaroi se derisa nuk ekziston Unionin Fiskal Evropian, i cili sipas tij nuk do të formohet në kohë të duhur, Komisioni Evropian duhet të ketë më shumë rol politik, ndërsa monitorimin e politikave fiskale duhet ta kryejë ECM-ja.

"Kuptohet, implementimi është punë e Komisionit Evropian. Komisioni aktual është zgjedhur që të ketë më shumë rol politik dhe e ka çdo të drejtë për ta vlerësuar këtë, por kjo e bën shumë më të rëndë nxitjen e rregullave kur këtë nuk mund ta bëjë KE-ja", deklaroi Shojble në Bratisllavë.

Sipas një pjese të ekspertëve evropianë, ekzistimi i monitorimit themelor të përhershëm të politikave fiskale të BE-së do të kontribuojë për zvogëlimin e humbjeve të cilat shpesh herë ndodhin për shkak të ndikimeve ose interesave politike të vendeve anëtare.

"Mekanizmi për Stabilitet Evropian" është agjenci e BE-së e cila siguron ndihmë financiare në formë të huave për anëtaret e eurozonës ose si kapital i ri në bankat me likuiditet të zvogëluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail