Gjermani: Merkeli kërkon mandat të ri për funksionin lidere e CEDU-së

Esen, 6 dhjetor 2016 (MIA) - Lidhja Kristiano-Demokrate gjermane (CDU) do të votojë sot në kongresin në Esen për rizgjedhjen e kancelares Angela Merkel lidere të partisë në dy vitet e ardhshme.

Votimi në Esen, ku Merkeli është zgjedhur kryetare e parë e CDU-së në vitin 2000, mbahet pasi kancelarja gjermane publikoi se muajin e kaluar do të kandidohet për mandatin e katërt në këtë pozitë.

Ajo njëherit, është edhe kandidatja e vetme për lider të CDU-së.

Megjithatë, votimi paraqet test për marrëdhëniet mes Merkelit dhe anëtarësisë së partisë.

Gjatë vitit të kaluar, CDU u ballafaqua me tensione për shkak të qasjes të cilën e kishte Merkeli ndaj krizës së refugjatëve, por edhe me një sërë rezultatesh të këqija në zgjedhjet lokale.

Kancelarja gjermane për televizionin "ARD" deklaroi se pret "rezultat të mirë".

Ajo para dy viteve mori mbështetje prej 96,7 për qind nga delegatët, që paraqet një nga rezultatet më të mira të saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail