MI6: Kërcënim për sovranitetin britanik nga vendet si Rusia

Londër, 8 dhjetor 2016 (MIA) - Britania po përballet me kërcënim esencial për sovranitetin e saj në formë të propagandës armiqësore dhe kiber-sulmeve nga shtetet siç është Rusia, paralajmëroi sot shefi i shërbimit britanik të zbulimit MI6, Aleks Janger.

"Rreziqet për të cilat bëhet fjalë janë të thella dhe paraqesin kërcënim fundamental për sovranitetin tonë. Kjo duhet t'i shqetësojë të gjithë ara të cilët ndajnë vlera demokratike", theksoi Janger në selinë e MI6 në Londër, duke shtuar se këtë kërcënim e paraqesin shtetet "të cilat mbijetesën e tyre ia detyrojnë fuqisë së aftësive të tyre të sigurimit".

Ky është fjalimi i parë publik i Junkerit pasi është në këtë funksion nga viti 2014, me ç'rast e akuzoi Kremlinin se shkakton tragjedi njerëzore në Siri dhe paralajmëroi kërcënim ndaj Britanisë me tentime të larta teknologjike të prishjes nga regjimet e huaja, siç është Moska.

Shefi i MI6 deklaroi edhe se ekstremistët e SHI-së, të cilët gjenden në Siri, planifikojnë sulme në Britani dhe ndaj aleatëve të tyre. Ai pohon se vendi po përballet me kërcënime terroriste pa precedent, duke i përfshirë edhe 12 komplotet të cilat janë penguar me sukses nga qershori i vitit 2013.

SHBA-ja veç më e akuzoi presidentin rus Vlladimir Putin për hakimin e organizatave politike me qëllim që të ndikohet në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndërsa ekziston rrezik edhe se spiunët rusë do të tentojnë t'i minojnë zgjedhjet e ardhshme në Gjermani dhe Francë.

Shërbimi gjerman për zbulim të brendshëm sot, gjithashtu, e akuzoi Rusinë se tenton ta destabilizojë shoqërinë gjermane dhe shtetin me fushata propaganduese dhe kiber sulme.

Drejtori i Shërbimit, Hans Georg Maasen theksoi në kumtesë se dëshmitë për tentime për ndikimin ndaj zgjedhjeve federale gjatë vitit të ardhshëm po rriten.

Ai shtoi se është vërejtur edhe rritje e "kiber spiunazhit agresiv" kundër politikanëve gjermanë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail