Dauning Strit 10 u distancua nga deklarata e ministrit Xhonson për Arabinë Saudite

Londër, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Deklaratat e Sekretarit të Jashtëm britanik, Boris Xhonson, në lidhje me Arabinë Saudite nuk përfaqësojnë “pozicionin e mbajtur nga qeveria”. Ky është reagimi i "Dauning Strit10" pas komenteve të kryediplomatit britanik të publikuara nga "The Guardian", të bëra në fakt gjatë një shfaqjeje të javës së kaluar.

Xhonson është mësuar të ketë thënë se aleati i britanikëve, Arabia Saudite po përfshihej në luftrat e Lindjes së Mesme. Zëdhënësja e kryeministres Mej tha se, këto ishin pikëpamje personale të Sekretarit të Jashtëm, duke i dhënë kështu një goditje të fuqishme atij.

Gjatë konferencës së bërë në Romë javën e kaluar, Xhonson ishte shprehur se "ka politikanë që po bëjnë dredhira dhe po abuzojnë me fenë dhe me nëndarjet e së njëjtës fe, në mënyrë që të përmbushin më tej objektivat e tyre politike".

Xhonson shtoi më tej gjatë konferencës "Med 2" se "nuk ekzistojnë ende figura të mëdha, njerëz me autoritet, burra apo gra, të cilët të kërkojnë të shkojë përtej të qenit sunit apo shiit, apo çfarëdolloj grupi, e për t’i bashkuar njerëzit për të zhvilluar më tej kombet. Kjo mungon dhe kjo është tragjedi".

Sipas tij, në rajon nevojitet një "udhëheqës vizionar", në mungesë të të cilit, sauditët apo Irani dhe kushdo tjetër përfshihen në lojëra të pista me fenë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail