Dhoma e Ulët e Parlamentit çek e votoi Propozim-ligjin për ndalesë të pirjes së duhanit në objektet hotelierike

Pragë, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Deputetët çekë sot e votuan Propozim-ligjin për ndalesë të pirjes së duhanit dhe do të shqyrtohet nga Dhoma e lartë - Senati, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Praga.

Kryeministri çek, Bohusllav Sobotka, duke deklaruar se pret debat "të bujshëm" nga senatorët, e vlerësoi pranimin e  sotëm të propozim-ligjit në Parlament si fitore të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve ndaj interesave komerciale, duke shtuar se në atë mënyrë Çekia numërohet në vendet e civilizuara.

Ministri i Shëndetësisë, Milosllav Ludvik tha se pret të mbisundojë "menja e shëndoshë" edhe tek senatorët dhe se do ta miratojnë Ligjin për ndalesë së pirjes së duhanit.

Propozim-ligji u shqyrtua nga Parlamenti edhe para dy viteve, por atëherë nuk u pranua nga shumica e deputetëve. Ligji parasheh ndalesë të pirjes së duhanit në objektet hotelierike çeke nga fundi i majit të vitit të ardhshëm, me përjashtim të nargjiles dhe cigareve elektronike.

Deri më tani në restorantet në Çeki lejohej pirja e duhanit në pjesë të posaçme të objektit, e cila nuk ishte fizikisht e ndarë si hapësirë e posaçme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail