Franca në vitin 2016 parandaloi 24.000 sulme kibernetike ndaj sistemit të mbrojtjes

Paris, 8 janar 2017 (MIA) - Në vitin 2016 janë parandaluar 24.000 sulme kibernetike ndaj sistemit francez të mbrojtjes, që paraqet "dyfishim të sulmeve çdo vit" deklaroi ministri i Mbrojtjes, Zhan Iv Le Drian në një intervistë për "Zhurnal di Dimansh".
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, Drian theksoi se pasi e ka marrë funksionin në vitin 2012, e posaçërisht në tre vitet e fundit, kërcënimi kibernetik u bë më i madh, për ç'arsye është angazhuar edhe armata franceze.
Raporti i shërbimeve amerikane për zbulim e akuzoi Rusinë se kanë qenë burim i krimit kibernetik kundër demokratëve gjatë zgjedhjeve presidenciale.
"Nuk duhet të jemi naiv. Nuk mund të përjashtohen operacione nga natyra e njëjtë si ato të vërejtura në SHBA, me qëllim që ta prishin procesin zgjedhor francez", u përgjigj ministri i mbrojtjes Drian në pyetjen nëse Franca është e sigurtë nga sulme të ngjashme.
Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen në prill dhe maj të këtij viti.
"Tentimet për sulme kibernetike ndaj shërbimit tim (mbrojtjes), dyfishohen çdo vit", theksoi ministri, duke saktësuar se në vitin 2016, 24.000 sulme të jashtme janë bllokuar nga ana e shërbimeve franceze të mbrojtjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail