FT: Është rritur numri i sulmeve agresive kibernetike ndaj BE-së

Bruksel, 9 janar 2017 (MIA) - Brukseli ka regjistruar vitin e kaluar rritje dhe sulme gjithnjë e më të rrezikshme kibernetike ndaj serverëve të Bashkimit Evropian, njoftoi Fanejshëll Tajms.
Gjatë vitit 2016 janë regjistruar 110 tentime për depërtim kibernetik në serverët e Komisionit Evropian që është për 20 për qind më shumë se viti paraprak.
Në nëntor të vitit të kaluar Brukseli zbuloi sulm të madh kibernetik, thekson gazeta. Brukseli i përforcoi masat për luftë me kërcënimin gjithnjë e më të madh. Përfaqësuesve të lartë shtetëror u është urdhëruar të shfrytëzojnë e-mail porosi të koduara, ndërsa KE-ja e zgjeron bashkëpunimin me NATO-n në drejtim të mbrojtjes kibernetike.
Erokomisari për Siguri Xhulian King deklaroi për gazetën se këto kërcënime janë të vazhdueshme, agresive dhe gjithnjë e më të rrezikshme.
"Shqetësimin më të madh për sigurinë kibernetike në Bruksel e zgjon Rusia, por KE-ja nuk i komenton kryerësit e dyshuar të sulmeve. Hakerë të ndryshëm shërbehen me mjete dhe metoda të njëjta me shfrytëzimin e serverëve anonim", theksoi për FT, zëdhënësi i KE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail