Eurodeputetët nuk zgjodhën president as pas raundit të dytë të votimit

Strasburg, 17 janar 2017 (MIA) - Eurodeputetët sot as në raundin e dytë të votimit, nuk arritën të zgjedhin kryetarin e Parlamentit Evropian, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
Në raundin e dytë, prej së cilit u tërhoq Liberali, Gi Verhofstad, kandidati për president i Europarlamentit i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Antonio Tajani i fitoi 296 vota, gjegjësisht 22 në raundin e parë, ndërsa përfaqësuesi i Partisë së socialistëve evropianë (PSE), Xhani Pitela i fitoi 200 vota apo 17 vota më shumë në krahasim me votimin e parë.
Prej kandidatëve të tjerë, Helga Stivens e Grupit të konservativëve i fitoi 66 vota, Zhan Lambert nga Grupi i të gjelbërve dhe Aleanca e lirë evropiane 51 vota, Lorentiu Rebega nga blloku Evropa e popujve dhe lirisë 45 dhe Eleonora Forenza nga E majta e bashkuar evropiane - E majta e gjelbër nordike i fitoi 42 vota.
Raundi i tretë i, në të cilin mund të marrin pjesë të gjithë gjashtë kandidatët aktual por edhe të paraqiten të rinj, do të mbahet vonë pasdite.
Në rast se edhe në raundin e tretë asnjë kandidat nuk e fiton shumicën absolute, do të mbahet edhe raundi i katërt në të cilin do të marrin pjesë kandidatët të cilët do të fitojnë më së shumti vota në votimin e tretë. Në raundin e katërt për president do të zgjidhet kandidati i cili do të fitojë shumicë të thjeshtë të votave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail