Merkel: Të përforcohet multilateralizmi - BE, NATO, KB

Munih, 18 shkurt 2017 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi nevojën për të ruajtur dhe për të forcuar strukturat multilaterale si Bashkimi Evropian, NATO dhe Kombet e Bashkuara, duke ju drejtuar konferencës ku i pranishëm është edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, Majk Pens, raporton agjencia Anadollu.
Deklarata e Merkelit në konferencën e sotme mbi sigurinë në Munih vjen në kohën kur janë shfaqur disa shqetësime në lidhje me qasjen e administratës së Trampit për punë të jashtme dhe frikës për rënie të interesit për angazhime në forumet multilaterale.
Merkel ka thënë se "angazhimi i përbashkët forcon të gjithë", por gjithashtu pranoi se "duhet të shohim se strukturat shumëpalëshe në shumë vende nuk janë efikase".
"Jam thellësisht e bindur se ia vlen që luftojmë për strukturat tona të përbashkëta ndërkombëtare shumëpalëshe, por ato duhet që t'i përmirësojmë në shumë vende", ka theksuar Merkel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail