Blerja e armëve në botë në nivel më të lartë nga Lufta e Ftohtë

Stokholm, 20 shkurt 2017 (MIA) - SHBA-ja dhe Rusia në pesë vitet e fundit kanë shitur mbi gjysmën e armëve të përgjithshme të blera në suaza globale, tregtia e të cilave në periudhën e theksuar është në nivel më të lartë nga koha e Luftës së Ftohtë, theksohet në raportin e Institutit Ndërkombëtar për studime paqësore nga Stokholm (SIPRI).
Siç njoftoi DPA, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë me armë në periudhën e viteve 2012-2016 është rritur për 8,4 për qind në krahasim me pesë vitet paraprake, duke arritur nivel më të lartë nga vitit 1950.
Sipas Institutit, SHBA-ja është eksportuese kryesore e armëve në botë me pjesëmarrje prej 33 për qind në tregun global, ku gjatë pesë viteve të fundit ka shitur armë dhe pajisje ushtarake në të paktën 100 shtete. Armë më fitimprurëse amerikane janë aeroplanët ushtarakë dhe sistemet për mbrojtje kundër-raketore.
Në vendin e dytë pas SHBA-së, është Rusia e cila në tregun botëror të armëve merr pjesë me 23 për qind dhe shitje të pajisjeve ushtarake në rreth 50 vende. Importues kryesor të armëve ruse janë India, Vietnami, Kina dhe Algjeri.
E treta në listë është Kina me pjesëmarrje në tregtinë botërore me armë prej 6,2 për qind, ndërsa pas saj vijojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, tregojnë të dhënat e SIPRI.
Sipas raportit në periudhën e fundit vërehet rritje e konsiderueshme e shitjes së armëve në Azi, ku blerës kryesorë janë India dhe vendet e Lindjes së Afërt, ku importues kryesorë është Arabia Saudite.
India në periudhën nga vitit 2012 deri në vitin 2016 ka blerë 13 për qind nga importi i përgjithshëm i armëve, ndërsa pas saj vijon Arabia Saudite me tetë për qind.
Madje 68 për qind nga tërë armët që i ka blerë, India i ka blerë nga Rusia, ndërsa furnizues kryesor i pajisjeve ushtarake të Arabisë Saudite janë SHBA-ja me pjesëmarrje prej 50 për qind, para Britanisë së Madhe dhe Spanjës.
Pas këtyre vendeve në listën e importuesve më të mëdhenj të armëve vijon Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Algjeria.
Nga shitja e përgjithshme e armëve, 43 për qind janë pjesë e vendeve të rajonit Aziatik-Paqësor, ku shitja është dyfish më e madhe në krahasim me periudhën e viteve 2007-2011.
Evropës i përket 11 për qind nga shitja e përgjithshme e armëve pas çka vijon Amerika Latine, ku importues kryesor janë Venezuela, Kolumbia dhe Meksiko. Në vendin e pestë janë Afrika ku pothuajse gjysma nga armët e sapoblera ka arritur në Algjeri.
SIPRI është institucion i pavarur, i formuar në vitin 1996, i cili merret me ndjekjen e shitjes së armëve në botë dhe probleme të tjera lidhur me paqen botërore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail