Takime të Majk Pens me liderë të BE-së dhe të NATO-s

Bruksel, 20 shkurt 2017 (MIA) - Nënpresidenti amerikan, Majk Pens sot për herë të parë do të takohet me liderët e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, në ditën e fundit të vizitës së tij zyrtare në Evropë, në suaza të cilës dëshiroi t'i bindë partnerët e SHBA-së se e kanë mbështetjen e presidentit Donald Tramp.
Pens sot në Bruksel duhet të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe me njeriun e parë të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, derisa në orët e pasdites është planifikuar takimi i tij me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Brukseli, ku mbrëmë Pens u takua me kryeministrin belg, Sharl Mishel, është stacioni i fundit i turneut evropian të nënpresidentit amerikan.
Gjatë fundjavës ai mori pjesë në Konferencën e sigurisë në Munih, ku e pranishme ishte elita botërore diplomatiko-ushtarake.
Me atë rast ai deklaroi se SHBA-ja do të jetë e paluhatshme në mbështetjen ndaj NATO-s dhe se e konsiderojnë Rusinë përgjegjëse për gjendjen në Ukrainë, duke tentuar t'i qetësojë aleatët e brengosur evropianë nga deklaratat e Trampit se NATO është plakur dhe se planifikon t'i përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.
"Presidenti Tramp ju porositë: SHBA-ja do të jetë e paluhatshme në mbështetjen ndaj Aleancës", tha Pens para liderëve evropianë, të tubuar në konferencën e sigurisë në Munih.
"Edhe sot edhe çdoherë SHBA-ja do të jetë aleati juaj më i madh. Tramp dhe populli amerikan janë tërësisht të përkushtuar ndaj unionit transatlantik", shtoi Pens
Megjithatë, njeriu i dytë i SHBA-së u largua nga qëndrimi i Uashingtonit se aleatët evropianë duhet t'i rrisin ndarjet për mbrojtjen deri 2 përqindët e dëshiruar të BPV-së. "SHBA-ja pret nga aleatët që nga fjalët të kalojnë në vepra. Erdhi koha të bëhet më shumë", porositi Pens.
Duke e paraqitur strategjinë e jashtme-politike dhe të sigurisë të Administratës së re amerikane, Pens deklaroi se Uashingtoni edhe "më tutje Rusinë e konsideron përgjegjëse" lidhur me Ukrainën, edhe pse Tramp po tenton me të të gjejë gjuhë të re të përbashkët".
"Moska duhet ta respektojë marrëveshjen e paqes të Minskut dhe të ndërprerjë operacionet ushtarake në lindje të Ukrainës", shtoi Pens.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail