Gjermania dhe Franca me propozim për politikën migruese në BE

Bruksel, 21 shkurt (MIA) - Gjermania dhe Franca dorëzuan propozim në Bashkimin Evropian që të mundësohet deportimi i azilkërkuesve dhe para se disa raste të shqyrtohen, theksohet në propozimin e përbashkët të dy vendeve, në të cilin Rojters ka pasur qasje, transmeton Tanjug.
Ky opsion do të jetë vetëm gjatë fluksit masiv të migrantëve, për shkak se BE-ja vazhdimisht ua vështirëson migrantëve dhe refugjatëve që të hyjnë dhe të marrin leje për qëndrim.
Gjermania dhe Franca theksojnë se propozimi i tyre nuk është tentim për ndërtimin e "kalasë evropiane", por luftë kundër migrimit të paligjshëm, i cili mori mijëra jetë të njerëzve.
Qëllimi është që të krijohet sistem i rregulluar i procedurave ligjore, qëndron në propozim.
Edhe pse BE-ja kumtoi se ka të drejtë t'i deportojë të gjithë migrantët ekonomikë nëse ashtu vendos, ligjet ekzistuese për të drejtat e njeriut dhe azil përpiqen se vendet ku mund të dërgohen migrantët duhet të plotësojnë disa kritere.
Disa vende në kufi me BE-në mund të plotësojnë kritere, si siguri nga gjykimi, kushte të përshtatshme për jetë, të paktën qasje të pjesërishme deri te kujdesi shëndetësor, institucione arsimore dhe treg të punës.
Personat të cilët sërish kërkojnë azil ishin elemente kyçe të marrëveshjes midis BE-së dhe Turqisë, që Gjermania dhe Franca në dokumentin e tyre i lavdëruan si marrëveshje që i "ka ndrëyshuar rregullat e lojës", duke menduar në uljen drastike të fluskit të refugjatëve në Evropë.
Në dokuemen propozohet sistemi për azil të jetë "fleksibil" me qëllim që të mund të rezultojë pozitivisht në çdo situatë.
Dy vendet të cilat e propozuan dokumentin theksojnë se marrëveshja me Turqinë është "model për të ardhmen".
Gjithashtu theksohet se shumë opsione për deportimin, duke i përfshirë edhe personat të cilët kanë parashtruar kërkesë për azil, do të mundësojë që personat të dekurajohen që të shkojnë përmes rrugës së paligjshme në Evropë, sepse sistemi i cili është i propozuar në dokument ofron mënyrë të ligjshme që të marrin status të refugjatit dhe jetë normale në vendet në të cilat në fund migrantët do të dërgohen.
Njëra prej qëllimeve konkrete të propozimit është që të shpallen rajonet, para shteteve të caktuara, si rajone adekuate për jetë të refugjatëve.
Gjermania dhe Franca potencojnë se rregullat e propozuara edhe më tej do të jenë në kuadër të Konventës së Gjenevës për të drejtat e refugjatëve dhe Konventën evropiane për të drejtat e njeriut.
Deportimi masiv edhe më tej do të jetë i ndaluar, ndërsa vendet që në fund i pranojnë refugjatët dhe azilkërkuesit duhet të garantojnë kushte të përshtatshme për jetë, si dhe se prej atje nuk do të dërgohen në vende ku jeta do t'ju jetë e rrezikuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail