Rritje dramatike e numrit të islamistëve në Gjermani

Berlin, 22 shkurt 2017 (MIA) - Agjencia gjermane për mbrojtje të kushtetutshmërisë (Be - Ef - Ve) publikoi se në Gjermani për katër vite ka ndodhur rritje dramatike e numrit të anëtarëve të grupeve radikale islamiste.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, sipas Be-Ef-Ve-së në vitin 2013 në Gjermani ka pasur rreth 100 islamistë të regjistruar, ndërsa tani ky numër është rreth 1600. Sipas shefit të agjencisë Hans Georg Masen vetëm për disa muaj numri i islamistëve radikal është rritur për disa qindra.
"Çdo ditë marrim informata për dy deri në katër aktivitete të planifikuara terroriste në Gjermani. Duhet të pranojmë se jetojmë në një situatë e cila nuk është normale", thotë Masen në deklaratën për mediat gjermane.
Sipas Be-Ef-Ve-së pjesë e arsyeve për rritjen e islamistëve në Gjermania është mbulimi vëllimor medial i sulmeve terroriste që ndodhën në vend gjatë vitit të fundit si dhe mundësi për ekstremistët që të lidhen përmes internetit. Analizat e shërbimeve tregojnë se ekziston rrezik i madh nga radikalizmi i të rinjve përmes rrjeteve sociale, ndërsa të afërmit dhe miqtë e tyre aspak mos ta vërejnë këtë.
"Këto grupe sociale lehtë gjenden mes vete, për shembull përmes njerëzve të cilët janë pjesë e bashkësisë së tyre në xhami, ndërsa njerëzit me të cilët jetojnë në jetën reale nuk mund të vërejnë kurrfarë ndryshimi tek ata", thotë Masen sipas të cilit nga 1600 islamistë në Gjermani rreth 570 konsiderohen si të rrezikshëm dhe të aftë të realizojnë sulm terrorist.
Pjesa më e madhe e islamistëve për të cilët Gjermania organizon monitorim janë pjesëtarë të lëvizjes salafiste e cila edhe krahas serisë së bastisjeve, arrestimeve dhe kallëzimeve penale nga ana e autoriteteve gjermane ende është e fuqishme dhe mirë e organizuar në vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail