Gabriel: Stabiliteti gjerman është rrezikuar prej politikave të reja të SHBA-së

Berlin, 16 mars 2017 (MIA) - Politikat e reja të Administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp të drejtuara kundër marrëveshjeve të nënshkruara ndërkombëtare, paraqesin kanosje serioze politike dhe ekonomike dhe e vënë Gjermaninë në rrezik, vlerëson ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel.
Shefi i diplomacisë gjermane, i cili njëherësh është edhe lider i partisë së dytë më të fuqishme gjermane, Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (PSD), vlerëson se politikat e Shtëpisë së Bardhë në afat të gjatë janë kanosje edhe për SHBA-në.
Gjatë konferencës kushtuar të drejtës ndërkombëtare, Gabriel ka deklaruar se burgu amerikan në bazën ushtarake Guantanamo në Kubë dhe ndalesa për udhëtimin e qytetarëve të disa shteteve myslimane në SHBA, janë kundër vlerave gjermane.
Gabriel, ka paralajmëruar se ai do të punojë me Administratën e re të SHBA-së me qëllim që të potencohet rëndësia e marrëveshjeve ndërkombëtare. Gabriel pret që mesazhet lidhur me këtë aktivitet të përcillen gjatë një numri të madh vizitash në SHBA në të ardhmen e afërt.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot niset për në Uashington, ku nesër do të bisedojë me Trampin për të gjitha çështjet e hapura midis SHBA-së dhe Gjermanisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail