Takimi Merkel-Tramp në Uashington

Berlin, 17 mars 2017 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel sot në Uashington duhet ta ketë takimin e parë me presidentin amerikan Donald Tramp, ardhja e të cilit në krye të Shtëpisë së Bardhë shkakton shqetësim rreth ardhmërisë së marrëdhënieve transatlantike, njofton "Dojçe Vele".
Takimi i Trampit dhe Merkelit fillimisht duhej të mbahej të mërkurën, por u anulua për shkak të motit të keq mbi bregun lindor të SHBA-së.
Sipas "Dojçe Vele"-s ky do të jetë takim i dy tipeve të politikanëve, për shkak se për dallim nga Merkeli, i cili stil mund të përshkruhet si i qetë dhe i balancuar, Tramp ka prirje, më së shpeshti përmes Tuiterit, që shpejtë dhe në mënyrë agresive për disa tema, pa marrë parasysh se nëse janë politike ose jo.
Shefi i zyrës së Berlinit të Këshillit të Evropës për marrëdhënie ndërkombëtare (ECF), Jozef Janing pret se "duke pasur politikën amerikane, marrëdhëniet (midis Berlinit dhe Uashingtonit) asnjëherë nuk kanë qenë më të komplikuara se tani".
"Angela Merkel mund të gjejë rrugë tërësisht të re me qëllim që të ndërtojë marrëdhënie funksionale me presidentin amerikan", konsideron Xhon Harper, ekspert për politikë të jashtme të Universitetit "Xhons Hopkins" në Bolonjë.
Herper thotë se Tramp ka "natyrë tërësisht më ndryshe" nga paraprijësit e tij Barak Obama dhe Xhorxh Bush, por për dallim nga ta "nuk ka përvojë politike".
Për shkak të incidenteve verbale midis Trampit dhe Merkelit, gjegjësisht midis mbështetësve të tyre, as Janing, as Herper nuk presin që takimi i parë të sjellë rezultate pozitive.
Përgatitjet për samitin e G-20, që Merkel e organizon në korrik në Hamburg, është arsyeja zyrtare për vizitën e kancelares gjermane në Shtëpinë e Bardhë, por pritet që një nga temat kryesore të bisedimeve të jetë edhe ardhmëria e Bashkimit Evropian.
"Kur bëhet fjalë për Rusinë, Merkel duhet t'i shpjegojë Trampit se gatishmëria e qartë e parimeve të përbashkëta dhe rregullimit evropian të pasluftës bazohet për inkuadrim të Moskës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail