Sheqer pluhur shkaktoi panik në Hamburg

Berlin, 20 mars 2017 (MIA) - Autoritetet në krahinën federale gjermane Hamburg sot në mëngjes shpallën alarm në pesë gjykata lokale dhe zyra të Ministrisë së Financave, pasi disa punonjës kanë ardhur në kontakt me dërgesa postare që përmbanin substancë të dyshimtë, për të cilën është konfirmuar se është sheqer pluhur.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, tre punonjës gjyqësorë nga Gjykata në lagjen Sivenkingpllac janë izoluar menjëherë dhe janë transferuar për analizë mjekësore, pasi erdhën në kontakt me pluhurin e dyshimtë.
"Letra që përmbajnë materie të bardhë pluhuri sot në mëngjes janë gjetur në dhomën postare të Gjykatës, pas çka është shpallur alarm. Menjëherë pas kësaj është thirrur policia dhe brigada zjarrfikëse. Gjykata vazhdon të funksionojë normal madje pasi pjesa ku arrin posta ishte e mbyllur, ndërsa të gjithë të punësuarit dhe të dyshuarit ishin kontrolluar nga ekspertët", deklaroi zëdhënësi i Gjykatës në Sivenkingpllac.
Pasi kanë ardhur në kontakt me sheqerin pluhur, dy persona edhe nga Gjykata në Bergedorf, në mëngjes janë dërguar për trajnim në spital, ndërsa dërgesa postare me pluhurin e dyshimtë është dërguar edhe në Gjykatën në Bllankenze.
Policia tani për tani nuk zbulon cilat emra qëndrojnë në adresën e letrave të dërguara deri te gjykata.
Javën e kaluar, disa pako të dyshimta me pluhur të panjohur kanë arritur në Ministrinë e Financave në Berlin. Përgjegjësinë për pakot e dërguara e morën organizata ekstreme majtiste greke.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail