Han: Gjithnjë e më joreale është bashkangjitja e Turqisë në BE

Berlin, 21 mars 2017 (MIA) - Eurokomisari për zgjerim Johanes Han sot deklaroi se anëtarësimi i Turqisë në BE po bëhet "gjithnjë e më joreal", përveç nëse Ankaraja së shpejti nuk e ndryshon kursin e veprimit.
Han për gazetën gjermane "Bild" theksoi se duke i pasur parasysh kriteret e rrepta për anëtarësim, nga paradokohe Turqia gjithnjë e më shumë po largohet nga Unioni.
Ankaraja i filloi negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2005. Shtetet evropiane gjithnjë e më shumë druajnë për shkak të autoritаrizmit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Paraprakisht sot, Erdogan deklaroi se Evropa e sotme "fashiste, e ashpër" i ngjan kohës para Luftës së Dytë Botërore.
Ai theksoi se do t'i shqyrtojë marrëdhëniet me Evropën pas referendumit më 16 prill dhe atëherë do të bëhet ajo çfarë është e domosdoshme.
Erdogan e porositi Evropës "që ta shikojë punën e saj" lidhur me komentet për gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi.
Ai theksoi edhe se nuk do të lejojë që asnjë evropian të veprojë si agjent në Turqi.
Erdogan tha se Evropa më nuk do të mund t'i kanoset Turqisë me procesin për anëtarësim dhe me marrëveshjen për emigrantët,duke theksuar se kjo periudhë ka përfunduar.
Presidenti turk theksoi se lidhur me BE-në do të lindë një Turqi tejet më ndryshe pas referendumit më 16 prill, në të cilin qytetarët do të votojnë për çështjen për vendosje të sistemit presidencial.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail