Oland: Fransoa Fijon paraqet "akuza të rrejshme"

Paris, 24 mars 2017 (MIA) - Presidenti francez Fransoa Oland ashpër reagoi në pohimet e kandidatit presidencial të Partisë Republikane (LR), Fransoa Fijon, i cili drejtpërdejt e theksoi shefin e shtetit se është përgjegjës për aferën me punësimet e tij fiktive.
Duke folur në një emision televiziv të Frans 2 për akuzat se në mënyrë fiktive ka punësuar anëtarë të familjes së tij, Fijon mbrëmë deklaroi se aferën e ka nxitur presidenti aktual, duke vlerësuar se ajo paraqet "skandal shtetëror". Fijon e akuzoi Olandin se drejton "kabinet të zi" i cili është burim i informacioneve në media për lëndët e tij gjyqësore.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, Oland nuk e priti fundin e emisionit dhe menjëherë reagoi me kumtesë ku qëndron se "ashpër i dënon të gjitha akuzat e rrejshme" të Fijonit.
Sipas Olandit, pohimet e Fijonit paraqesin "shkelje të papranueshme" të fushatës për zgjedhjet presidenciale të caktuara më 23 prill.
Fijon ishte akuzuar për mbulim dhe keqpërdorim të mjeteve publike, si dhe për shpërdorim të fondeve publike me punësim fiktiv të bashkëshortes si asistent të tij parlamentar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail