Oland: Negociatat për raportin e ardhshëm ndërmjet Britanisë së Madhe dhe BE-së duhet të presin

Paris, 30 mars 2017 (MIA) - Presidenti francez, Fransoa Oland gjatë bisedës telefonike me kryeministren britanike, Tereza Mej sot deklaroi se negociatat për Bregzitin duhet së pari të fokusohen në atë se në cilën mënyrë Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian, e madje më pas të definohen raportet e ardhshme me bllokun, thuhet në kumtesën e Pallatit të Eliseut.
"Negociatat duhet të zhvillohen në mënyrë të qartë dhe konstruktive, të spastrohen të gjitha paqartësitë dhe plotësisht të korrespondojnë me rregullat dhe interesat e 27 vendeve anëtare të BE-së", është qëndrimi i Olandit.
"Presidenti theksoi se së pari duhet të negociohet për kushtet rreth daljes (nga BE-ja), fillimisht të zgjidhen çështjet për të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë që dalin nga obligimet e ndërmarra nga ana e Mbretërisë së Bashkuar. varësisht nga përparimi i arritur, mund të fillojmë diskutime për kornizat e raporteve të ardhshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së", qëndron më tutje në kumtesë, transmeton BTA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail