Një përfaqësues i lartë i partisë së Merkelit kërkon miratimin e "Ligjit islamik"

Berlin, 30 mars 2017 (MIA) - Njëri prej anëtarëve më me ndikim të partisë në pushtet CDU të kancelares Merkel, Jens Span kërkon që qeveria federale të propozojë ligj me të cilat do të rregullohet praktimi i islamit në Gjermani, njoftojnë mediat gjermane.
Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, Jens Span i cili është anëtar i komitetit ekzekutiv të CDU-së midis ndryshimeve të tjera ligjore, kërkon në të gjitha xhamitë në Gjermani të ketë liturgji fetare në gjuhën gjermane. Span vlerëson se i ashtuquajturi "Ligj islam" duhet ta rregullojë punën e bashkësive fetare islame në Gjermani dhe të sigurojë transparencë në mesazhet të cilat transmetohen në xhami edhe nga ana e predikuesve islamik.
Në një deklaratë për mediat prej "Grupacionit medial Funke" Span thotë se autoritetet duhet ta dinë se çfarë ndodh në xhamitë ndërsa liturgjia islame në gjuhën gjermane do të ndihmojë që të tejkalohen paragjykimet të cilat ekzistojnë objektet fetare dhe predikuesit.
Në mesin e masave të tjera ligjore të cilat i propozon Spahen janë edhe testet gjuhësore për prijësit islamik pasi që numri më i madh prej tyre vijnë nga jashtë dhe nuk e flasin gjuhën gjermane ndërsa pjesa më e madhe prej tyre janë paguar prej shteteve ose organizatave të huaja.
"Këto prijës të importuar na çojnë drejt dezintegrimit social" thotë Span sipas së cilit për dallim prej predikuesve katolik të cilët mund të kuptohen prej secilit rasti me imamët turk dhe arab është më ndryshe.
Një prej problemeve me të cilat ballafaqohet Gjermania në këtë fushë sipas një anëtari të trupit më të lartë të CDU-së është mosekzistimi i një regjistri në xhami në vend me ç'rast autoritetet nuk e dinë se sa objekte fetare islamike ekzistojnë, ku janë ato dhe as se kush i financon.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail