Zgjedhje presidenciale në Francë prej të cilave varet ardhmëria e BE-së

Paris, 20 prill 2017 (MIA) - Francezët të dielën do të votojnë në zgjedhjet presidenciale, të cilët mund ta përcaktojnë ardhmërinë e Bashkimit Evropian.
Terreni zgjedhor është i stërngarkuar dhe më i paparashikueshëm se kurdo qoftë deri tani, njofton DPA, duke shtuar se nëse sondazhet parazgjedhore janë të sakta, atëherë të paktën katër kandidatë kanë shanse serioze të plasohen në rrethin e dytë më 7 maj.
Dy prej tyre janë fuqimisht të bindur se Franca duhet ta reformojë Bashkimin Evropian fundamental, ndërsa njëri thotë se vendi mundet edhe tërësisht ta braktisë BE-në.
Marin Le Pen filloi të përgatitet për këto zgjedhje që prej kur e mori udhëheqësinë me Frontin Kombëtar ekstrem djathtist (FN) nga i ati i saj Zhan-Mari Le Pen në vitin 2011.
Edhe krahas parashikimeve të sondazheve, se ajo do të humbë në rrethin e dytë, mbështetësit e BE-së druajnë se Le Pen mund të sigurojë triumf të tretë befasues populist pas braktisjes britanike të Unionit dhe pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Antipatia e Le Penit ndaj BE-së është e dukshme. Paradokohe ajo iu falënderua Najxhel Faraxhit, i cili e kryesonte fushatën për dalje të Britanisë së Madhe nnga BE-ja, që "na tregon rrugën nëpër të cilën duhet të dalim nga ai burg".
Dyzet e tetëvjeçarja Le Pen fuqimisht e përfaqëson pozicionin se Franca duhet të heq dorë nga euroja, ta transformoj ose braktisë BE-në, dhe më së shumti t'i vendos fund migrimit.
Ajo ofron gjuhë më të matur nga ai me të cilën partia zakonisht shërbehet, por nuk fsheh se sa është dramatike ajo që e propozon. "Garancioni i këtyre zgjedhjeve është civilizues", deklaroi ajo në një nga debatet e paradokohshme televizive.
Disa nga sulmet më të ashpra kundër saj vijnë nga një kandidat tjetër, gjithashtu me orientim kritik ndaj BE-së. Bëhet fjalë për majtistin radikal Zhan-Luk Melanshon, i cili është i katërti me radhë sipas anketave të mendimit publik dhe i cili nuk ndalon së sulmuari politikën e Unionit, i cili sipas tij, i favorizon bizneset në vend punëtorëve.
Ai dëshiron shfuqizim të kufizimeve të deficiteve buxhetore në BE, shfuqizimin e marrëveshjeve tregtare dhe ripërtëritje të marrëveshjeve kryesore për BE-në. Ai prononcohet edhe për dalje të Francës nga NATO.
Por, zhgënjimi nga Bashkimi Evropian mes djathtistëve ekstrem dhe majtistëve radikal nuk është arsyeja e vetme që i rrit mundësitë e të dy kandidatëve "antisistemor". Në Francë ekziston ndjenjë e pranuar se vendi "vuan dhe nuk mund t'i shfrytëzojë potencialet e saj". Rritja ekonomike është e dobët - pak mbi një për qind në vitin 2016, ndërsa papunësia mbetet e lartë, rreth 10 për qind.
Më i riu mes kandidatëve në këto zgjedhje, i cili është favorit të fitojë në raundin e dytë, nisi luftën me këtë ndjenjë, por edhe kundër rezultateve të dobëta ekonomike, të cilat janë baza e tij. Tridhjetë e nëntëvjeçari Emanuel Markon, ish ministër i Ekonomisë në Qeverinë e presidentit aktual, Fransoa Oland, zotohet për optimizëm atje ku Le Pen luan në ndjenjat e druajtjes dhe ndjenjën e dekadencës.
Ai fuqishëm është përcaktuar për BE-në dhe thotë se Franca duhet të përpiqet ta përfitojë Gjermaninë në anën e saj për një "hapërim më të mbrojturit social" në suaza të BE-së. Ai prezantohet si alternativë e ndarjes së vjetër sipas tij, mes majtistëve dhe djathtistëve dhe premton investime në trajnimin për të rinj dhe të papunët dhe kalim drejt energjive të pastra.
Makron është lëndë e vërejtjeve sarkastike nga oponentët e tij dhe prej disa mediave se flet për klishe dhe propozon tema për pajtim në vend të mospajtimit mes majtistëve dhe djathtistëve. Por kjo strategji mund të tregohet si fituese nëse arrihet deri te raundi i dytë, theksojnë anketat, se atje ai është kandidati i cili në zgjedhje më mirë do të kalojë kundër Lë Pen.
Ai është mundësi e pranueshme për shumë votues si nga djathtistët ashtu edhe nga majtistët, edhe krahas përpjekjeve të Le Pen dhe kandidatit konservativ Fransoa Fijon, që ta prezantojnë si trashëgimtar politik të Fransoa Olandit.
Fijon, gjithashtu, është një nga katër top kandidatët, edhe pse kundër tij filloi një hetim formal gjyqësor për shkak të pohimeve se gruaja e tij ka marrë rrogë me para të obliguesve tatimor si ndihmëse e tij parlamentare, pa punuar.
Si Makroni, edhe Fijon është proevropian. Ai paralajmëron se rruga e Le Pen kundër Unionit "do ta tërheqë vendin në kaos social dhe ekonomik". Por "medikamentet" që ai i propozon për situatën e brendshme në vend janë mjaft më të fuqishëm nga ato të Makronit.
Ai është për kursim të vendeve të punës në administratën publike për gjysmë milioni njerëz, për heqje të kufizimit për javë 35-orëshe standarde të punës dhe për ngritje të moshës për pension prej 62 në 65 vjeç.
E tërë kjo e përbën imazhin me katër vizione mjaft të ndryshme, mes të cilave votuesit francezë duhet të zgjedhin më 23 prill. Anketat parashikojnë garë të paparashikueshme ndërmjet Le Pen dhe Makron për vendin e parë, ndërkaq pas tyre pasojnë Fijon dhe melanshon.
Anketa e fundit e "Haris Interaktiv" e publikuar sot tregon se Makron gëzon mbështetjen e 25 për qind të të anketuarve, ndërsa Le Pen e 22 për qind të tyre. Vendin e tretë e ndajnë Fijon dhe Melanshon me nga 19 për qind të besimit të votuesve.
Nëse përballen në rrethin e dytë Makron do ta fitonte Le Pen me 66 për qind, Fijon me 68 për qind, ndërsa Melanshon me 60 për qind të votave të fituara. Melanshon ndërkaq do t'i fitonte edhe Le Pen me 60 për qind dhe Fijon me 58 për qind. Fijon do të bëhej president francez vetëm nëse në raundin e dytë përballet me Le Pen, të cilën do ta fitonte me 58 për qind të votave të fituara.
Megjithatë të gjitha shikimet në Evropë, por edhe jashtë saj, do të kthehen drejt Francës të dielën në mbrëmje, kur do të fillojnë të dalin rezultatet e para.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail