Në Gjermani është arrestuar një rus i dyshuar për sulmin ndaj futbollistëve të Borusia Dortmund

Berlin, 21 prill 2017 (MIA) - Policia gjermane arrestoi një rus 28-të vjeçar, nën dyshim se është kryerës i sulmit të javës së kaluar ndaj autobusit të klubit të Borusia Dortmundit, me ç'rast një futbollist u lëndua.
Gazeta "Bild" njoftoi se i arrestuari është i dyshuar se ka marrë pjesë në 20 vrasje, ndërsa e ka tërhequr vëmendjen e personelit hotelerik në afërsi të shpërthimit.
Personeli i hotelit theksoi se derisa janë evakuuar njerëzit nga ndërtesa, i dyshuari Sergej V, ka vendosur ta braktis kompleksin, ka hyrë në restorant dhe ka porositur darkë.
Gjithashtu e ka ndërruar dhomën e rezervuar dhe ka kërkuar dhomë me pamje nga rruga. Policia supozon se e ka aktivizuar bombën me telekomandë.
Prokuroria gjermane incidentin e vlerësoi si sulm terrorist. Supozohet se Sergej V ka dashur të fitojë para.
Policia ka konfirmuar se para sulmit ai përmes internetit ka blerë aksione nga Borusia Dortmundi për 78.000 euro. Me sulmin ka dashur të shkaktojë rritje të vlerës së aksioneve dhe të fitojë rreth katër milionë euro.
Natën e 11 prillit në Dortmund para çerekfinales në Ligën e kampionëve mes Borusia Dortmundit dhe klubit francez Monako në afërsi të autobusit të futbollistëve gjerman ka shpërthyer bombë, me ç'rast u lëndua lojtari Mark Bartra.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail