Publikohen një pjesë e kërkesave të BE-së në negociatat për Bregzit

Bruksel, 21 prill 2017 (MIA) - Britania e Madhe në vitet pas Bregzitit të vazhdojë t'i paguajë detyrimet ndaj Bashkimit Evropian, të bëhet nën jurisdiksion të gjykatave të BE-së dhe t'u lejojë anëtarëve të familjeve të emigrantëve evropian të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar, theksohet në dokumentin e negocuesit kryesor të Unionit. Mishel Barnie, i cili do t'i fillojë negociatat për kushtet për Bregzit pas zgjedhjeve të parakohshme më 8 qershor.
Sipas burimeve diplomatike, elementet kyçe nga dokumenti i Barnies tregojnë se Brukseli do t'i mbrojë të drejtat e tre milionë evropianëve, të cilët jetojnë në Britani të Madhe, se nuk do t'i falen borxhet financiare Londrës dhe se do të instistojë të mbetet nën jurisdiksion të Gjykatës në Luksemburg.
Në dokument nuk theksohet sa ka borxh Britania e Madhe, edhe pse ministrat e Qeverisë së Tereza Mej paraprakisht e kontestuan shumën prej 60 miliardë euro që e përmendën disa përfaqësues të BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail