Gjuetarë amerikanë F-35 mbërritën në Estoni për pjesëmarrje në stërvitje të NATO-s

Talin, 26 prill 2017 (MIA) - Dy gjuetarë amerikanë F-35 mbërritën në Estoni për pjesëmarrje në stërvitje ushtarake të NATO-s.
Ky është sistemimi i parë operativ i këtij lloji të aeroplanëve në Evropën kontinentale.
Gjuetarët janë me teknologji STELT, e cila i bën të padukshëm për radarët. Aeroplanët dje ateruan në bazën e aviacionit ushtarak Amari, duke fluturuar nga baza e forcave të aviacionit britanik.
Një përfaqësues i Komandës së bashkuar të aviacionit ushtarak i NATO-s deklaroi se F-35 janë me rëndësi kryesore për aftësinë e Aleancës që ta mbrojë hapësirën ajrore të vendeve-anëtare.
Aeroplanët janë pjesë e programit më të shtrenjtë për armatim të Pentagonit, i cili kushton rreth 400 miliardë dollarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail