Policia i largon kampet e emigrantëve në veri të Parisit

Paris, 9 maj 2017 (MIA) - Autoritetet franceze sot në mëngjes filluan evakuimin e disa kampeve të paligjshme për emigrantë në pjesën verilindore të Parisit, kumtoi policia.
Sipas mediave franceze në kampet e tilla ishin rreth një mijë emigrantë, kryesisht me prejardhje afrikane dhe afgane.
Për evakuimin e emigrantëve nga rajoni i Port de la Shapel janë angazhuar rreth 350 policë.
"Drejtoria policore urdhëroi evakuimin e kampeve të paligjshme, të cilët paraqesin rrezik të madh për sigurinë dhe shëndetin e atyre të cilët gjenden atje dhe për popullatën e rrethinës", theksohet në kumtesën policore.
Gjithashtu theksohet se çdo emigranti të evakuuar do t'i ofrohet akomodim i përkohshëm në rajonin parisien, si dhe kontroll shëndetësor dhe vlerësim i statusit social.
Operacion i ngjashëm është kryer në nëntor të vitit të kaluar, kur mijëra emigrantë u evakuuan nga kampet e improvizuara në Paris, pasi u mbyll kampi i refugjatëve Xhungla në Kale, në veri të Francës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail