Sulmuesi nga Mançesteri është identifikuar si Slamna Abedi

Londër, 23 maj 2017 (MIA) - Burri i dyshuar për sulmin e mbrëmshëm vetëvrasës me bombë në Mançester është identifikuar si 23 vjeçari Salman Abed, njoftoi CBS Njuz.
Abedi prej më herët ka qenë i njohur për autoritetet britanike.
Policia në Mançester paraprakisht kumtoi se është arrestuar një person 23 vjeçar lidhur me sulmin me bombë.
Përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande në Mançeseter, në të cilin e humbën jetën 22 persona, ndërsa dhjetëra janë lënduar, sot e mori Shteti Islamik.
Megjithatë shërbimet e inteligjencës amerikane njoftuan se nuk mund të konfirmojnë nëse ekziston lidhje mes sulmit vetëvrasës në Mançester dhe SHI-së.
"SHI e mori përgjegjësinë për sulmin në Mançester, por ata e marrin përgjegjësinë për çdo sulm. Ende nuk e kemi konfirmuar lidhjen", deklaroi drejtori i shërbimeve amerikane të inteligjencës Den Kotus gjatë dëshmimit para Komitetit të senatit për forca të armatosura.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail