Mançester: Njëzet persona janë në gjendje kritike, katër viktima jnë identifikuar

Mançester, 24 maj 2017 (MIA) - Rreth 20 persona edhe më tej janë në gjendje kritike pas sulmit vetvrasës me bombë pas koncertit të pop këngëtares amerikane Ariana Grande në Mançester.
Bëhet fjalë për persona të cilët janë lënduar rëndë, deklaroi për Skaj Njuz Xhon Raus, drejtor i Shërbimit për sigurim shëndetësor dhe social në rajonin më të gjerë të Mançesterit.
"Në këtë moment mjekojmë 64 persona, prej të cilëve 20 janë në mjekim intensiv", deklaroi Raus.
Në sulmin, i cili ka ndodhur të hënën në mbrëmje në fund të koncertit në Mançester, jetën e kanë humbur 22 persona, ndërsa katër nga viktimat janë identifikuar. Bëhet fjalë për Safi Rusos (8), Olivia Kempbell (15), Xhorxhina Kalender (18) dhe Xhon Etkinson (28), njoftoi Bi-Bi-Si.
Ministri polak i Punëve të Jashtme Vitol Vashçikovski deklaroi se mes viktimave është edhe një çift bashkëshortor nga Polonia.
"Prindërit kanë ardhur në koncert që t'i presin vajzat e tyre dhe për fat të keq kemi informata se e kanë humbur jetën, ndërsa fëmijët e tyre janë gjallë dhe shëndoshë", deklaroi shefi i diplomacisë polake.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail