Mançester: Janë arrestuar edhe tre persona lidhur me sulmin terrorist

Mançester, 24 maj 2017 (MIA) - Policia britanike kumtoi sot se në mëngjes ka arrestuar tre persona, në suaza të hetimit të gjerë që është ngritur pas sulmit terrorist të së hënës në Mançester, me ç'rast jetën e humbën 22 persona numri më i madh adoleshent, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa 64 të tjerë janë lënduar.
Identiteti i të arrestuarve nuk kumtohet, përveç se arrestimi është kryer në pjesën jugore të qytetit, ku ka lindur dhe jetuar vetëvrasësi me bombë Salman Abedi, së bashku me familjen e tij.
Arrestimi vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme Amber Rad deklaroi se ka shumë mundësi që Abedi nuk ka vepruar vetë në sulm.
"Sulmi është kryer në mënyrë shumë më të sofistikuar se sa fillimisht mendohej, që bën të konkludohet se sulmuesi nuk ka qenë vetë në sulm", deklaroi Rad.
Në reagimet e para të policisë dhe ekspertëve të sigurisë, supozohej se terroristi ka vepruar vetë, sipas parimit të "ujkut të vetmuar" i mbushur me urrejtje dhe me filozofinë e xhihadistëve dhe të terrorizimit, i ngjashëm me sulmuesin nga Londra, prej para dy muajve, i cili vrau pesë persona në urën Uestminster.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail