Stoltenberg: NATO-ja më fuqishëm të përfshihet në luftën kundër terrorizmit

Bruksel, 24 maj 2017 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e dënoi sot sulmin terrorist në Mançester, duke theksuar se pret që Aleanca më fuqishëm të përfshihet në luftën kundër terrorizmit.
"Në takimin e nesërm do të tregojmë se të gjithë aleatët mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit në të gjitha llojet e tij", deklaroi Stoltenberg në konferencë për shtyp para fillimit të samitit të NATO-s.
Ai pret që të gjithë aleatët të veprojnë më shumë në luftën kundër terrorizmit pas "sulmit brutal në Mançester".
Në Bruksel nesër mbahet samit i NATO-s, ku pritet që presidenti amerikan Donald Tramp të kërkojë që edhe Aleanca të përfshihet në koalicionin ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik.
Stoltenberg theksoi se hyrja e NATO-së në këtë koalicion nuk do të thotë se në të do të kishte "rol ushtarak".
Siç u paralajmërua më herët, në samitin e nesërm do të hapet selia e re e NATO-s, edhe pse nuk ka përfunduar tërësisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail