Stoltenberg: NATO i përshëndet kontaktet në shkallë të lartë të vendeve anëtare me Rusinë

Bruksel, 25 maj 2017 (MIA) - NATO i përshëndeti kontaktet bilaterale në shkallë të lartë midis shteteve nga Aleanca dhe Rusia deklaroi sekretari i përgjithshëm i Paktit Jens Stoltenberg, i cituar nga TASS.
"I përshëndet kontaktet bilaterale në shkallë të lartë midis vendeve të NATO-s dhe Rusisë. Pamë takime të ndryshme, duke përfshirë edhe në nivel të ministrave të punëve të jashtme. Disa nga shefat e diplomacive patën takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi Stoltenberg në intervistën për TASS.
"Kam punuar me Rusinë në aktivitete të ndryshme. Rusia ka histori të madhe, kulturë të madhe, vendi ndihmoi në çlirimin e Norvegjisë në Luftën e Dytë Botërore. Ushtria e Kuqe ka ardhur dhe e ka çliruar Norvegjinë dhe ne e përkujtojmë këtë dhe e shënojmë çdo vit", theksoi sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Veriatlantike, i cili me origjinë është norvegjez.
"Kur Rusia do të fillojë që t'i ruajë kufijtë (e Ukrainës) dhe të ndalojë me përkrahjen dhe financimin e separatistëve në Ukrainën Lindore, ky do të jetë hapi më i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe NATO-s, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës.
Ai nënvizoi rëndësinë e veçantë të respektimit të marrëveshjeve të Minskut për tejkalimin e konfliktit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail