NATO iu bashkua koalicionit kundër "Shtetit Islamik" dhe pranoi plan për rritjen e buxheteve

Bruksel, 26 maj 2017 (MIA) - Takimi më i shkurtër në dhjetë vitet e fundit i liderëve të vendeve-anëtare të NATO-s u mbajt dje në Bruksel, kumtojnë agjencitë botërore.
Në të, praktikisht pa diskutim, janë sjellë disa vendime të dakorduara prej më parë, siç është vendimi i Aleancës që t'i bashkohet koalicionit kundër "Shtetit Islamik" nën komandën e SHBA-së, përgatitja e planeve nacionale vjetore prej vendeve-anëtare për plotësimin e qëllimit lidhur me shpenzimet për mbrojtje në shumë prej dy për qind të BPV-së së tyre deri në vitin 2024 dhe krijimin e qendrës antiterroriste për këmbimin e informacioneve.
Nuk janë miratuar kurrfarë dokumentesh përfundimtare në takim. Samiti u konvokua kryesisht për dy arsye - njoftimin e bllokut me presidentin e ri të SHBA-së, Donald Tramp dhe zbulimin e ndërtesës së re të NATO-s, transmeton BTA.
Takimi zgjati rreth gjashtë orë, me ç'rast, gjysma e kohës u përcaktua për ceremoninë e hapjes së ndërtesës së re të Aleancës.
Zakonisht, takimet e nivelit të lartë të NATO-s konvokohen dy herë në vit, zgjasin dy ditë dhe përfshijnë një seri të tërë të punëtorive midis liderëve të Aleancës në formate të ndryshme. Në fund, zakonisht miratohet deklarata përfundimtare, e cila ka rëndësinë e dokumentit programor deri në takimin e radhës. I tillë ishte takimi në Varshavë para 10 muajve.
Samiti i radhës do të jetë në vitin 2018, kumtoi sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, pa precizuar se ku do të mbahet.
Stoltenberg deklaroi se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e ka prezantuar para aleatëve çështjen për rritjen e shpenzimeve të tyre ushtarake. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës shtoi se disa prej vendeve janë pajtuar se duhet t'i rrisin shpenzimet ushtarake, por jo që t'i shërbejë SHBA-së por për shkak të interesave personale.
Pjesëmarrësit në takim vendosën të përgatisin plane nacionale për rritjen e shpenzimeve.
Donald Tramp theksoi se dy për qind e BPV-së është minimumi absolut, i nevojshëm për vendet e Aleancës për zhvillimin e aftësive të tyre ushtarake.
Krahas SHBA-së, vetëm Britania e Madhe, Turqia, Greqia dhe Polonia kanë shpenzime ushtarake në nivel prej 2 për qind të BPV-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail