Një refugjat sirian është viktima e parë e identifikuar nga zjarri në Londër

Londër, 16 qershor 2017 (MIA) - Refugjati 23-vjeçar sirian, Mohammed Alhajali është viktima e parë e identifikuar nga zjarri që kaploi kullën Grenfell në Londër, ku deri tani janë jetën e kanë humbur 17 persona.
Emri i tij u publikua nga Fushata e Solidaritetit me Sirinë. Organizata kumtoi se studenti i Inxhinierisë ndodhej në në apartament në katin e 14-të kur shpërtheu zjarri dhe kaloi dy orë në telefon me një mik në Siri. Ai po përpiqej të lidhej me familjen e tij, ndërsa priste që të nxirrej nga ndërtesa nga zjarrfikësit.
Organizata bëri me dije se Mohammed i dha lamtumirën mikut të tij në telefon kur pa që zjarri po e arrinte dhe i kërkoi t’i përcillte mesazhin edhe familjes së tij.
“Mohammed erdhi në këtë vend për të gjetur siguri dhe ky vend nuk e mbrojti”, thotë organizata.
Ndërkaq, kryeministrja britanike Teresa Mej ka urdhëruar një hetim të plotë të zjarrit që shkaktoi të paktën 17 viktima. Bilanci pritet të rritet, pasi zjarrfikësit nuk presin të gjejnë të mbijetuar të tjerë në ndërtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail