Avramopulos: Do ta mbyllim rutën mesdhetare të refugjatëve, njëjtë si edhe atë ballkanike

Bruksel, 20 qershor 2017 (MIA) - Mënyrën në të cilën do ta përmbyllin rutën ballkanike migruese,do ta përdorim edhe për mbylljen e rutës së emigrantëve të mesdheut qendror, deklaroi sot eurokomisari për çështje emigruese, Dhimitris Avramopulos.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, kjo rutë e cila çon drejt Afrikës përmes Libisë, Italisë dhe Austrisë, deri në Evropën Qendrore, pritet kësaj vere të jetë aktive me valë të re emigrantësh, por sipas Avramopulosit, Brukseli tani është i gatshëm për dallim prej para dy viteve për ballafaqim me këtë valë.
"Atë që e bëmë me rutën ballkanike, tani presin në mënyrë të ngjashme ta bëjnë edhe me rutën tjetër. Jemi duke e ndjekur situatën prej afër dhe me kujdes jemi duke e monitoruar. Është mundshme numrat e refugjatëve të rriten gjatë kësaj vere, por tani jemi më të përgatitur për dallim prej para dy viteve. Jemi operativ, Greqia dhe Italia janë të mbështetur prej ekspertëve tanë, që nuk ishte rast para dy viteve", deklaroi komisari Avramopulos.
Sipas njeriut të parë për çështje të emigrimit të BE-së, ka filluar trajnimi i rojës bregdetare libiane me qëllim që t'ju ndihmojë autoriteteve në vend që të menaxhojnë me ujërat e tyre territorial. Kjo është për arsye që për dallim prej marrëveshjes me Turqinë, e cila çoi drejt mbylljes së rutës së emigrantëve, BE-ja nuk ka marrëveshje të tillë me Libinë për shkak të problemeve të brendshme në vend.
Megjithatë, Avramopulosi porositi se Unioni tani është duke u ballafaquar me rutat edhe në vetë Afrikë, që nuk ishte rast para dy vitesh, ndërsa bashkërisht lufton edhe kundër rrjetit të trafikantëve të emigrantëve.
"Megjithatë, kur bëhet fjalë për numrat e emigrantëve, mund të them se nuk ka ngjashmëri të rutës ballkanike me atë të mesdheut qendror", konstatoi Avramopulos.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail