Marokeni Osman Z, kryerës i sulmit të mbrëmshëm në Bruksel

Bruksel, 21 qershor 2017 (MIA) - Shtetasi maroken Osman Z, i lindur më 12 janar të vitit 1981, është identifikuar si kryerës i sulmit të mbrëmshëm terrorist në Stacionin qendror hekurudhor në Bruksel, i cili pasi aktivizoi dy shpërthime më të vogla, nga të cilat nuk u lëndua asnjë njeri, u vra nga ana e ushtarëve.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, kjo u kumtua në konferencë për media të Prokurorisë federale belge.
Zëdhënësi i Prokurorisë informon se mbrëmë në orën 20:39 një njeri ka hyrë në Stacionin qendror hekurudhor dhe ka shkuar përmes sportelit për bileta drejtë platformës që të qaset ndaj një grupi njerëzish. Pastaj ai ka shkaktuar shpërthim të pjesërishëm në valixhen e tij, e cila është djegur, por shpërthimi nuk ka lënduar askënd.
"Njeriu pastaj ka shkuar të kërkojë shefin e stacionit, ndërsa ndërkohë valixhja e tij ka shpërthyer për herë të dytë dhe ai ka dashur të sulmoj ushtarë, me ç'rast ka thirrur "Allah Akbar". Njeriu nuk ka bartur rrip me mjet shpërthyes, ndërsa identiteti i tij është Osama Z, shtetas maroken i lindur më 12 janar të vitit 1981, Ai nuk njihet për vepra terroriste", njoftoi prokurori Erik van der Spit.
Ai u qëllua dhe u vra në vendin e ngjarjes nga ana e ushtarëve, të cilët patrullojnë në stacionin që nga sulmet terroriste në Bruksel më 22 mars të vitit të kaluar, ku u vranë 35 persona, ndërsa mbi 300 u lënduan.
Nga prokuroria belge megjithatë refuzojnë të konfirmojnë nëse personi është i njohur për autoritetet për vepra tjera, por sipas shërbimeve policore lokale, në vitit 2016 ai është arrestuar për posedim të drogës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail