Formohet Qeveria e re franceze

Paris, 22 qershor 2017 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron e prezantoi përbërjen e Qeverisë së tij të re të kryeministrit Eduard Filip, në të cilat janë përmbajtur baraspesha politike dhe pariteti me përfshirjen edhe të disa politikanëve nga radhët e të djathtës dhe të majtës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
Nga Qeveria e re, në të cilën dominojnë anëtarë të partisë Republika Përpara (LRM) e Makronit, u larguan katër ministra të deritanishëm nga radhët e Lëvizjes Demokratike qendrore (MoDem), për shkak të "aferave" për punësimet fiktive të asistentëve parlamentar.
Pas zgjedhjeve parlamentare të dielën, në të cilat blloku i LRM-së dhe MoDem-it fitoi shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, Makron formon në të cilën tani ka 30 anëtarë, përkundër 23 në kabinetin paraprak.
Ministrat e deritanishëm i Punëve të Brendshme Zherar Kolomb, i Punëve të Jashtme Zhan-Iv Le Drian dhe i Ekonomisë dhe Financave Bruno Le Mer, qëndruan në funksionet e njëjta edhe në Qeverinë e re.
Pas largimi të tre ministrave të deritanishëm të MoDem - Fransoa Bajru i Drejtësisë, Silvi Gular i Mbrojtjes dhe Mariel de Sarnez për Evropë, kjo parti qendrore në Qeverinë e re fitoi dy funksione ministrore edhe atë Zhaklin Guro si ministre pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Zhenevjev Dariesek si sekretar shtetëror pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Florans Parli, ish-sekretar shtetëror në Qeverinë e kryeministrit socialist Lionel Zhospen, u emëruar për ministër të ri të Mbrojtjes.
Ish-socialistët Stefan Traver dhe Nikoll Belube do të udhëheqin me ministrinë e Bujqësisë dhe të Drejtësisë.
Restori për kohezion territorial, me të cilin deri tani udhëhiqte ish-socialisti Rishar Feran, i afërt me Makron, i cili po ballafaqohet me hetimin gjyqësor në një aferë me patundshmëri, në Qeverinë e e re e fitoi Zhak Mezar nga Partia Majtiste Radikale (PRG).
Në qeverinë e Filipit, i cili vjen nga radhët e Partisë konservative Republikanët (LR), krahas Bruno Le Mer, u gjetën edhe disa konservatorëve si Zhan-Batis Lemuan dhe Sebastian Lekorni.
Qeveria e re ka 20 ministra dhe 10 sekretarë shtetëror dhe numër të barabartë të meshkujve dhe femrave. Në të ka 17 ministra të cilët vijnë nga sektori civil.
"Kemi qeveri me pajtueshmëri dhe angazhimet e presidentit të Republikës. Ajo është e fortë, proporcionale dhe e përforcuar", njoftoi një përfaqësues i Kabinetit të Makronit.
Seanca e parë e Qeverisë do të mbahet gjatë ditës së sotme.
Shtypi francez në varshmëri nga orientimi politik ose e përshëndet qeverinë si "eksperte", duke pasur parasysh numrin e madh të anëtarëve jopartiak ose madje e kritikon si "teknokrate", për shkak se një numër i madh i ministrave vijnë nga administrata e lartë shtetërore ose nga shkollat prestigjioze administrative.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail