Tusk; Ëndërroj që Britania e Madhe të mbetet në BE

Bruksel, 22 qershor 2017 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi se ëndërron që Britania e Madhe të mos e braktis Bashkimin Evropian.
"Një numër i madh i miqve britanik më pyesin nëse është e mundur kjo, ndërsa unë u përgjigjem se BE-ja është e ndërtuar me ëndrra, të cilat janë dukur të paarritshme. Kush e di ndoshta ëndërroj, por nuk jam i vetmi, theksoi Tusk duke aluduar në tekstin e këngës "Imagine" nga Bitëlsi.
Ai duke u përqendruar në ngjarjet e fundit politike në BE, theksoi se "asnjëherë deri tani nuk ka qenë i bindur se punët lëvizin në drejtim të duhur".
"Arsye për optimizmin e kujdesshëm janë rezultatet nga zgjedhjet në Bullgari, Holandë, Austri dhe Francë, Ekonomia në BE sot shënon rritje në të gjitha 28-të vendet anëtare, papunësia po ulet, është arritur marrëveshje për borxhin e Greqisë, fitojnë liderët proevropian, ndërsa kundërshtarët e tyre e humbin tokën", theksoi Tusk.
Ai thekson se duhet të ruhet uniteti politik para sfidave të shumta.
"Duhet të tregojmë unitet politik, ta kthejmë kontrollin ndaj ngjarjeve, të cilat ndonjëherë na tmerrojnë" theksoi kryetari i Këshillit Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail