"Pasport indeks": Pasaporta gjermane është "më e fuqishme", me pasaportën e Maqedonisë pa viza në 108 shtete

Londër, 27 qershor 2017 (MIA) - Sipas rangimit të Pasport indkes, më të mirë janë pasaportat e Gjermanisë dhe Singaporit me të cilët pa vizë mund të udhëtohet në 159 shtete.
Sipas Pasport indeks, liri më të madhe për udhëtim në botë kanë gjermanët dhe banorët e Singaporit, të cilët me pasaportën e tyre nuk kanë nevojë të nxjerrin vizë dhe të vizitojnë madje 159 shtete. Vlera e pasaportës caktohet sipas një sërë parametrave, por më të rëndësishme janë vizat.
Kroatët mund të udhëtojnë pa vizë në 144 shtete, sllovenët në 150, serbët në 112, qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa vizë në 108 shtete. Ndërsa banorët e BeH-së - 101, dhe Mali i Zi në 105 shtete.
Në fillim të vitit me pasaportë të Singaporit mund të udhëtohet në 157 shtete, me gjermane në 158, ndërsa tani shtete janë barazuar.
Pasaporta e SHBA-së e cila deri para dy viteve ishte më e "fuqishme", tani nuk është as midis 10 të parëve. Ato vende janë për shtet evropiane me përjashtim të Singaporit dhe Koresë së Jugut e cila është në vendin e 4-të. E treta është Suedia, ndërsa nga vendi i pestë deri në të dhjetin janë Danimarka, Finlanda Italia, Franca, Spanja dhe Norvegjia. Rusët mund të udhëtojnë pa vizë në 107 shtete, shtetasit e Kinës në 58.
Banorët e Afganistanit mund të udhëtojnë vetëm në 22 shtete pa vizë, ndërsa midis pesë "më të këqijve" janë edhe Pakistani, Iraku, Siria dhe Somalia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail