Rikonstruim i Qeverisë turke

Ankara, 19 korrik 2017 (MIA) - Kryeministri turk Binali Jëlldërëm sot bëri rikonstruim të Kabinetit të tij qeveritar, njoftoi televizioni NTV.
Ndryshimet në Qeverinë e tij, Jëlldërëm i kumtoi pas takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Me rikonstruimin janë ndërruar katër prej pesë zëvendëskryeministrave si dhe pesë ministra të deritanishëm.
Zëvendëskryeministra në Qeverinë e re janë Bekir Bozdag, Mehmet Shimshek, Fikri Ishik, Rexhep Akdag dhe Hakan Çavushogllu.
Ministër i ri i Drejtësisë është Abdulhamit Gjul, i Ushqimit dhe Bujqësisë Ahmet Eshref Fakibaba, për Kulturë dhe Turizëm Numan Kurtulmush, i Shëndetësisë Ahmet Demirxhan, i Punës dhe Politikës Sociale Zhilide Sarieroglu.
Ministrat tjerë i mbajtën dikasteret e deritanishëm edhe në Kabinetin e ri qeveritar.
Ndryshimet në Qeverinë e Jëlldërëmit ishin të pritura që nga maji i këtij viti kur Erdogani, pas ndryshimit të Kushtetutës, sërish u zgjodh lider i Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit.
Me ndryshimet kushtetuese, të cilat u miratuan në referendumin e 16-të prillit, u mundësua që shefi i shtetit të ushtrojë edhe funksione partiake.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail