Makron: Qëllimi i Samitit në Trieste është arritje e sigurisë në Ballkan

Paris, 20 korrik 2017 (MIA) - Presidenti i Francës Emanuel Makron deklaroi se kriminaliteti është njëri ndër problemet më të mëdha në Ballkan dhe se në Samitin në Trieste është arritur përparim në kontrollin e armatimit të lehtë.
"Franca propozoi nismë që do të zbatohet dhe do të mundësojë kontroll më të mirë të municionit dhe armatimit të lehtë në rajon, sepse kriminaliteti është një ndër problemet më të mëdha në Ballkan", theksoi Makron me rastin e Samitit të paradokohshëm në Trieste.
Makron ndau tri tema kryesore që në atë takim iu kushtua vëmendje, dhe të cilat, siç theksoi, kanë fituar përparim të rëndësishëm.
"Tema e parë është siguria dhe Franca tani është në krye të kësaj nisme në nivel të KB-së deri në mes të vitit 2018", theksoi Makron.
"Propozuam bashkëpunim më të mirë kur bëhet fjalë për ruajtjen e municionit dhe kontroll më të mirë mbi armatimin e lehtë, që paraqet problem kryesor në rajon, dhe mendoj se hapi i tillë është përparim në pikëpamje të sigurisë", theksoi Makron.
Gjithashtu, ai sqaroi se është ngritur edhe nisma për luftë kundër kriminalitetit dhe luftës kundër radikalizmit.
"Ekziston një fundamentalizëm më i fortë që këtu po zhvillohet", potencon presidenti francez.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail