Gabriel: Gjermania e ndryshon politikën ndaj Turqisë

Berlin, 20 korrik 2017 (MIA) - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel sot paralajmëroi një sërë hapash nga ana e Berlinit, si përgjigje ndaj Turqisë për arrestimin e një aktivisti gjerman për të drejtat e njeriut, dhe u bëri thirrje gjermanëve të cilët udhëtojnë në atë vend për kujdes më të madh.
"Duhet që politika ynë ndaj Turqisë të shkojë në drejtim të ri ...Duhet të jemi më të qartë se sa tani, që personat përgjegjës në Ankara të kuptojnë se politika e tillë nuk është pa pasoja. Këto hapa janë dakorduar me kancelaren Angela Merkel", theksoi Merkel.
Mëtej, ai shtoi se Gjermania më nuk do të bisedojë me partnerët e BE-së për aspiratat evropiane të Turqisë, si dhe se Berlini më nuk mund të jetë garant për investimet kooperative gjermane në Turqi.
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme, megjithatë, publikoi kumtesë deri te qytetarët gjermanë, në të cilën thuhet. Njerëzit të cilët udhëtojnë në Turqi për shkaqe private apo zyrtare, luten të jenë më të kujdesshëm dhe të paraqiten te Ambasada gjermane madje edhe për vizita të shkurtra".
Autoritet turke paraprakisht gjatë kësaj jave arrestuan disa aktivistë për të drejtat e njeriut, mes të cilëve ishte edhe shtetasi gjerman Peter Shtojdner.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail