Qytetarët e Barcelonës pasdite do t'i nderojnë viktimat nga sulmi i mbrëmshëm

Barcelonë, 18 gusht 2017 (MIA) - Qytetarët e Barcelonës pasdite do t'i nderojnë viktimat nga sulmi me furgon, ku mbrëmë, në qendrën e qytetit, u vranë 13, ndërsa u lënduan 100 persona, publikoi kryetari i komunës Ada Kolau.
Policia këtë sulm e trajton si akt terrorist.
Përgjegjësinë e mori grupi i armatosur Shteti Islamik.
Presidenti i Katalonisë, Karles Puçdemon deklaroi se janë arrestuar dy persona, por tha se tani për tani nuk dihet se sa njerëz kanë marrë pjesë në sulm.
Policia identifikoi një nga sulmuesit dhe njoftoi se bëhet fjalë për Drish Oukabir.
Mediat spanjolle, megjithatë, citojnë se Oukabir, pasi që është publikuar fotografia e tij, i është dorëzuar policisë dhe ka deklaruar se dokumentet i ishin vjedhur dhe se nuk ka asnjë lidhje me sulmin.
Dokumentet gjoja janë gjetur në një prej dy furgonave që kanë lidhje me sulmin në Barcelonë.
Policia e Katalonisë, mbrëmë vonë, njoftoi se asnjë prej të arrestuarve nuk e ka drejtuar furgonin që është përdorur në sulm.
Një prej të arrestuarve është maroken, ndërsa i dyti spanjoll i cili rrjedh nga enklava spanjolle Melila, tha përfaqësuesi policor Josep Luis Trapero.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail